You are here
Home > Boks > “Tajsoni shqiptar” nuk njeh moshë, vuri gjithçka në rrezik për të mos zhgënjyer tifozët shqiptarë

“Tajsoni shqiptar” nuk njeh moshë, vuri gjithçka në rrezik për të mos zhgënjyer tifozët shqiptarë

Vitet kalojnë njëra pas tjetrës, por për boksierin shqiptar, Nuri Seferi, janë vetëm shifra të parëndësishme. I njohur ndryshe edhe si “Tajsoni shqiptar”, 42-vjeçari vazhdon të ndeshet në nivele të larta, duke përjetuar një rini të dytë.

Kjo u vu re edhe në përballjen e fundit të fituar ndaj Rad Rashid. Për gjithkënd që e ka parë atë ndeshje, sigurisht që nuk ka mbetur i zhgënjyer. Emocionet dhe spektakli ka qënë i jashtëzakonshëm, me dy boksierët e nivelit të lartë që nuk u kursyen ndaj njëri-tjetrit.

Fatmirësisht do të ishte Seferi që do të shpallet fituesi me vendim të pikëve në fund, duke e merituar pasi guxoi dhe u tregua më i mirë se kundërshtari. Por më parë ishte caktuar që boksieri ynë të ndeshet ndaj një tjetër gjermani, Kai Kurzawa.

Përballja u anullua dhe zakonisht në këto raste, Seferi duhet të ndërronte datën e daljes në fushë, pasi ishte përgatitur pikërisht për Kurzawan. E gjitha kjo ndodhi vetëm 3 java përpara datës së caktuar, duelit të 25 majit, por do të ishte Seferi që të këmbëngulte për të ndërruar kundërshtarin menjëherë, me një tjetër të kalibrit të lartë, për të mos zhgënjyer tifozët shqiptarë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top