Surprizues shorti i Europa League, ja kush janë kundërshtarët e shqiptarëve…

Ka përfunduar në Nion shorti i Europa League ku janë përcaktuar 16 ndeshjet për fazën e 1/32. Goglat kanë vënë përballë njera-tjetrës sfida mjaft interesante. 

Legjionarët e kombëtares sonë do të ndeshjen në këtë fazë me ekipe goxha të forta, ndonëse loja e bukur nuk do të mungojë. 

I pari që ka mësuar kundërshtarin ka qenë Etrit Berisha. Gardiani i kombëtares sonë do të ketë përballë gjermanët e Dortmund. Një ndeshje tepër e fort ku italianët janë përmirsuar ndjeshëm ndërsa ekipi gjerman po pëson një krizë brenda vetes. Ndonëse Dortmund mbetet favorit, Atalanta ka treguar se di të luaj futboll të bukur.

Më tej ai që ka mësuar kundërshtarin ka qenë Astrit Hajdari. Mesfushori i kombëtares sonë do të ketë përballë Dinamo Kiev. AEK-u i Hajdarit ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në fazën e grupeve. Megjithëse ukrainasit janë disi më favorit, mbetet të pritet me shumë interes sfida në fushë.
          

Më pas ka qenë rradha e Elseid Hysaj. Shkodrani do të ketë kundërshtar të rradhës RB Leipzig. Një përballje italo-gjermane që pritet me shumë emocione edhe nga sportdashësit. Napoli vjen nga një disfat në fazën e grupeve ku u eleminua në ndeshjen e fundit në Champions League. 

Diçka më e thjeshtë për Lazion e Strakoshës. Italianët do të kenë përballë skuadrën romune të FCSB. Shqiponjat e Igli Tares e mbyllën të parët fazën e grupeve. Ndërsa ndeshja e rradhës për Strakoshën e favorizon atë për më  tej në këtë kompeticion. 

Edhe sfidat e tjera të përcaktuara nga shorti kanë vënë përballë skuadra mjat të forta dhe në nivel loje të barabartë. Takimet e para do të luhen më 14 Shkurt ndërsa ndeshjet e kthimit një javë më pas.

Më poshtë grafika e shortit të plotë.

Përgatiti: Armend Pire – SHQIPERIA.CH 

About the author