You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Superliga nuk është pa gjë, Bardhi më në formë se Vrioni e Manaj

Superliga nuk është pa gjë, Bardhi më në formë se Vrioni e Manaj

Kristian Panuçi në takimin ndaj Skocisë do të luaj vetëm me një sulmes. Po, vetëm me një dhe ai mbetet sërish Bekim Balaj. Në majën e sulmit shkodrani nuk ka rival duke e siguruar vendin titullar që me shpalljen e listës së teknikut italian. Përkrah tij mendohen Vrioni e Manaj, por asnjë nga dy sulmesit nuk është gati të krijojë në dyshe agresive përballë portës së kundërshtarit. Aq më tëpër që Vrioni e Manaj nuk do mund të lënë dot në stol Bekim Balajn. Vrioni u thirr njëherë më parë ndaj Izraelit, por tekniku Panuçi e ridërgoi sërish tek Bushi, ndërsa sot e thërret sërish pas një paraqitje jo dhe aq pozitive në Itali tek Venecia. Po aq pafat është edhe Manaj. Sulmesi i Albacetes nuk dihet nëse do të jetë gati për minuta në fushën e lojës. Manaj vjen pas një dëmtimi i cili mund ta lëjë jashtë ndeshjes me Skocinë.

Në këto kushte alternativa më e mirë për majën e sulmit do të ishte Jurgen Bardhi. Sulmesi i talentuar i Partizanit nuk e ka shijuar ende një ftesë nga Panuçi . Në skuadrën e Bushit,  21 vjeçari është thirrur vetëm katër herë. Me ardhjen e trajnerit Gega tek skuadra kryeqytetase, Bardhi ka nisur 10 takime si titullar ndërsa në dy ndeshjet e fundit ka shënuar tre gola.

Dikur sulmesi “përdorej” si zvendësues i afrikanëve të lodhur nga minutat në fushë, ndërsa sot, Gega sheh një talent në rritje nën këmbët e Bardhit. Por një gjë të tillë Panuçi nuk po e sheh ende. Ndoshta optika drejt Superligës shqiptare nuk e lejon këtë gjë. As Vrioni e as Manaj nuk ka luajtur 10 nga 13 ndeshje si titullar, e për më tëpër në dy javët e shkuara të ketë realizuar tre gola. As vete Balaj nuk i ka të tilla statistika. Ndaj Skocisë, Kombëtarja jonë duhet të luaj më taktikisht se ndeshjet e fundit pasi kundërshtari bën të tilla loje. Jurgen Bardhi mund të përshtatej mjaft mirë në këtë lloj loje, duke qenë se edhe tek Partizani, 21 vjeçari preferon driblimet dhe depërtimet në zonë. Megjithatë, as këtë herë sytë nuk u hidhën nga Superliga, ndonëse kampionati shqiptar nuk është pa gjë. Ndoshta Bardhit i duhet të “emigrojë” në Europë si rasti i Uzuni për të të rënë në sytë e trajnerit./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top