Super Strakosha i thotë “jo” Snajderit, Lacio marshon si kampion!

Etrit Berisha, në Nikosia të Qipros, barazohet në fund, jo për faj të tij, duke shtyrë festën për një biletë që mund të pritet në ndeshjet e fundit. 1-1 ndaj Apollon Limasolit

Objektiv i arritur! Ose ndryshe, e thënë sipas filmit “Mision i kryer!”. Lacio e Inzagit arrin që të kualifikohet, edhe pse me dy ndeshje përpara, në fazën tjetër të Europa League, pasi dje në sekondat e fundit arriti të fitonte ndaj Nicës së Balotelit dhe Snajderit, që u rikthyen në Itali si kundërshtarë.

Ishte një autogol i realizuar nga Le Markand (pas goditjes me kokë të Parolos) ai që vendosi fatin e një ndeshje që nuk ishte edhe aq shumë e bukur por më së shumti e ekuilibruar.

Për Inzagin dhe bardhekaltërit është fitorja e nëntë radhazi mes kampionatit dhe kupës.

Sa i përket Thomas Strakoshës, nota ka qenë pozitive (6), duke qenë se në të vetmin moment që ka rezultuar nevoja e tij ishte kur e djathta e Snajderit e vendos në provë: topi i grushtuar dhe goli i shpëtuar.

Në Nikosia, për ndeshjen e katërt të grupit, Atalanta e Gasperinit barazon 1-1 ndaj Apollonit dhe duhet të shtyjë festën dhe diskutimin kualifikim. Bergamaskët kalojnë në avantazh në minutën e 35-të të pjesës së parë, falë penalltisë së fituar dhe shndërruar nga Iliçiç, Por, në të 93-tën, Zelaja befason “Dea”-n (pasi Petanja u bllokua nga shtylla). Berisha, vetëm pak më parë, kishte bërë një super pritje përballë Jakolisit. /Sportekspres

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply