Super Shkëndija, bie Vardari në Tetovë

“Kuqezinjtë” nisin sezonin e ri me tre pikë duke fituar 2:0 përballë rivalit nga Shkupi, Vardarit. Shkëndija dominoi gjithë kohën, kundërshtari mbijetoi në fraksionin e parë, mirëpo në të dytën Alimi dhe Junior zgjidhin dilemat e fituesit.

Ka qenë një ndeshje ku Shkëndija ka dominuar nga fillimi deri në fund, duke gjetur rrjetat e portës me Alimin i cili shënoi një super gol nga 20m distancë, ndërsa vetëm disa minuta më vonë Junior dyfishoi rezultatin.

Atmosferë impozante mbizotëroi në Tetovë me diku afër 12mijë shikues dhe me Ballistët të cilët krijuan atmosferë dhe koreografi të jashtëzakonshme.

Kështu Shkëndija e nis për mrekulli sezonin, ndërsa tani mendjen e ka në SanSiro për sfidën e plej-ofit të Europa League me Milanin. /Shqiperia.ch

About the author

GALERIA