Super Lajm nga Armando Sadiku

Armando Sadiku do të jetë gati për sfidën e 5 Shtatorit në Maqedoni. Ky është lajmi më i rëndësishëm që vjen nga Kombëtarja shqiptare, pas suksesit 2-0 me Lihtenshtajnin, raporton Supersport.
Stafi mjekësor konfirmoi se sulmuesi është drejt rehabilitimit në masën 99 për qind dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së martës së ardhshme në Shtrumicë.
Gjendja e Sadikut ka ardhur drejt përmirësimit dhe zgjedhja e stafit teknik që 25-vjeçari të mos luante ndaj kundërshtarit modest për ta pasur në dispozicion në atë që cilësohet dueli më i rëndësishëm i Shqipërisë në këto kualifikuese, ka rezultuar i drejtë.
Menjëherë pas fitores me Lihtenshtajnin, skuadra zhvilloi stërvitje shkrydhëse, për të ruajtur gjendjen fizike të futbollistëve.
 Në orën 10:30 të paradites së kësaj të diele, kuqezinjtë u kthyen në “Elbasan Arena” për përgatitjet e fundit në vendin tonë, përpara udhëtimit drejt Shkupit pak pas mesdite, duke kaluar në të gjitha trojet shqiptare në Iliridë.

Lajmet e mira për gjendjen e Sadikut shoqërohen edhe nga fakti që e gjithë skuadra do të jetë gati: asnjë i dëmtuar dhe asnjë lojtar nuk është i pezulluar. Një situatë që i jep mundësi trajnerit Panuçi të bëjë zgjedhjet më të mira për sfidën me Maqedoninë.

 Objektivi në Strumicë është fitorja, por edhe një rezultat pozitiv do të shërbente që Shqipëria të konsolidonte pozitat në vendin e tretë të Grupit G kualifikues të Botërorit 2018.

About the author

GALERIA