Super Hamdi Salihi, shënon me penallti “alla-Panenka” (VIDEO)

Hamdi Salihi nuk ndalet së shënuari në kampionatin austriak. Sulmuesi shkodran ka realizuar një tjetër gol me skuadrën e tij Nojshtad.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, 33-vjeçari ka realizuar një super gol me penallti në stilin “alla -Panenka”, duke dërguar skuadrën në dhomat e zhveshjes me avantazhin e një goli.

Kur ngelet për t’u luajtur edhe një pjesë loje, Nojshtad është duke fituar në transfertë ndaj FAC Vien me rezultatin 0-1. Ky ishte goli i 4-t për shkodranin në 5 takime.

About the author