Super Ajeti, realizon dopiet në fitoren e Bazelit…

Në javën e 18-të të kampionatit zviceran Bazeli ka dhuruar spektakël golash. Skuadra e shqiptarëve, Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti, ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj St. Gallen.

Në triumfin e Bazelit, Ajeti ka qenë lojtari i ndeshjes duke shënuar dy gola. Sulmuesi 20-vjeçar si fillim ka realizuar në minutën e 26′ të pjesës së parë ndërsa në minutën e 65′ ka shënuar edhe golin e dytë.

Me dygolëshin e arritur, Ajeti është ngjitur në vendin e dytë të golashënuesve me plot 8 rrjeta të realizuara. Në këtë ndeshje sulmuesi kosovar ka luajtur për 78′ minuta duke i lënë vendin sulmuesit D. Oberlin.

Në 18-të javë Bazeli ka grumbulluar 35 pikë, një më pak se kryesuesit e Young Boys që janë edhe me një ndeshje më pak.
Përgatiti: Armend Pire  – SHQIPËRIA.CH 

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply