You are here
Home > Kombëtarja U-19 > Sulmuesi i Çelsit nuk ndalet me Shqipërinë, shënojnë 3 lojtarë shqiptarë me Maqedoninë

Sulmuesi i Çelsit nuk ndalet me Shqipërinë, shënojnë 3 lojtarë shqiptarë me Maqedoninë

Shqipëria U-19 e drejtuar nga Nevil Dede, ka zhvilluar një tjetër takim miqësor ndaj Maqedonisë së Veriut, këtë herë në Ohër. Për t’u harruar fundi i 90 minutave, pasi u mundëm në shifrat 2-1.

Takimi i parë ishte mbyllur me rezultatin 1-1, pak ditë më parë. Ashtu si në ndeshjen e parë të zhvilluar, edhe këtë herë do të ishte sulmuesi i Chelsea, Armando Broja që do të gjente rrjetën. Ky lojtar zotëron një aftësi të jashtëzakonshme, ndërsa ka shënuar në minutën e 10 të takimit.

Në fundin e pjesës së parë fqinjët kanë barazuar me anë të lojtarit Jeton Dauti, ndërsa në minutën e 53 penalltia e ekzekutuar nga Agron Elezi, do i dërgonte shifrat në 2-1, në favor të Maqedonisë së Veriut. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top