You are here
Home > Kombëtarja > Sulley Muntari e teproi ndaj tij në stërvitje, spanjollët flasin për gjendjen e Rei Manajt

Sulley Muntari e teproi ndaj tij në stërvitje, spanjollët flasin për gjendjen e Rei Manajt

Rei Manaj është një nga sulmuesit shqiptar më në formë të momentit, pasi aktualisht po kalon një rendiment shumë të mirë në kampionatin spanjoll. Ai është pjesë e skuadrës së Albacetes që prej korrikut të vitit të shkuar, ku këtë sezon ka mundur të shënojë plot 6 gola në 18 sfida të lujatura.

Ditën e djeshme ka patur një “alarm” për sulmuesi shqiptar, pasi gjatë seancës stërvitore, Manaj mori një dëmtim nga shoku i tij i skuadrës, Muntari. Në kampin e skuadrës së Albacetes të gjithë mjekët u vunë në lëvizje për të parë shkallën e dëmtimit të Rei dhe pse në pamje të parë u duk një dëmtim tepër i rëndë.

Sipas mediave spanjolle, ditën e sotme kanë konfirmuar se Manaj nuk ka asnjë gjë serioze nga ç’mund të mendohej. Edhe pse informacion jo zyrtar nga ekipi i Albacetes, besohet se kjo gjë nuk do ta pengojë lojtarin shqiptar të jetë përsëri në fushë këtë fundjavë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top