You are here
Home > Futboll Bota > Studim i thellë, zviceranët shfrenojnë fantazinë: Marko Arnautoviç vjen nga Shqipëria?

Studim i thellë, zviceranët shfrenojnë fantazinë: Marko Arnautoviç vjen nga Shqipëria?

Pas një studimi të thellë gjuhësor që është bërë në Zvicër, është ngritur edhe një pikëpyetje e madhe: “A vjen Marko Arnautoviç nga Shqipëria”?

Flasim për yllin e “Premier League”, që luan me West Hamin dhe përfaqëson Austrinë. Ky futbollist njihet edhe si një nga më të mirët në kampionatin anglez, ndërsa ka edhe nënshtetësinë serbe. Por media zvicerane “Kosmo” i është futur një studimi gjuhësor, që ngre dyshime edhe për prejardhjen e këtij lojtari. Kryesorja mbetet padyshim mbiemri i këtij lojtar, (Arnaut)oviç.

“Në fjalorin e sotëm, fjala “Arnaut” shërben si një sinonim i fjalës “shqiptar”. A do të thotë kjo se Arnautoviç ka rrënjë shqiptare?  Sot gjuhëtarët e pranojnë këtë etimologji. Në Bosnje/ Kroaci/ Serbi ky term është huazuar nga Turqia. (Arnavutlar, Arnavut) që do të thotë “shqiptar” ose një person që vjen nga Shqipëria.

Disa ekspertë të tjerë besojnë se është një fjalë që rrjedh nga greqishtja. “Arnabitis”, ndërsa edhe shqiptarët në Greqi thirren me fjalë të ngjashme si “Arvanikos”, “Arbanikos”, “Alvanikos”, “Arvaniti”, “Arvanitas”.

Megjithëse fjalitë e sotme përkufizojnë “Arnaut” si sinonim për “shqiptarët”, kuptimi ka ndryshuar disa herë në histori. Termi “Arnaut” më së shpeshti përdoret për t’iu referuar shqiptarëve që ishin pjesë e ushtrisë osmane, pavarësisht nëse ata ishin të krishterë apo muslimanë. Më vonë, “Arnaut” u përdor gjithashtu për shqiptarë që banonin në vendet sllave, kryesisht në Serbi.

“Arnaut” sigurisht është shumë e lidhur ngushtë me “shqiptarët” etimologjikisht, është më se interesante se ka vetëm disa familje në Shqipëri me një mbiemër që mban këtë fjalë. Në Ballkanin sllav, nga ana tjetër, ekzistojnë forma të ndryshme: “Arnautaliq, Arnautovski ose, siç është rasti i ekipit tonë, Arnautoviq”, shkruhet në artikull. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top