Strakosha “zverdhet”, notë pozitive me Lazion që sheh Ligën e Kampionëve

Lacio ka mposhtur Torinon me rezultatin 0-1 në takimin e vlefshëm për javën e 35-të të Serisë A. Goli i serbit Milinkoviç i dha fitoren skuadrës së Tares dhe Strakoshës, të cilët janë shumë pranë hipotekimit të vendit të 4-t. Humbja e zikaltërve ndaj Juves dhe fitorja e të kaltërve, e çoi diferencën në +4, kur duhen edhe 3 javë nga fundi.

Lacio

Në minutën e 15-të, sulmuesi kryesor i Lacios, Çiro Imobile ka lënë fushën i dëmtuar, ndërsa në të 23-tën, Luis Alberto ka humbur një 11-metërsh që u prit nga Sirigu.

Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha bëri një paraqitje mjaft pozitive në sfidën e sotme, teksa në minutën e 82-të u ndëshkua edhe me karton të verdhë për vonesa të lojës.
/Panoramasport
Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply