Strakosha “tradhëtohet” nga mbrojtja, Roma triumfon në Derby…

Një humbje e pa merituar  kjo e mbrëmjes së sotme për portierin kuq e zi, Thomas Strakosha. Në derbin e kryeqytetit presioni ishte i lartë si në fushë ashtu edhe në tribuna. Por, Roma arrinë të fitojë këtë herë 2-1 ndaj kundërshtarit të përbetuar.

Veç rezultatit që foli në favor të verdhë e kuqëve ajo çka ra në sy së tepërmi ishte grinta emocionale e një dialoshi në portë. Roma qendronte vazhdimisht në sulëm duke kërcënuar jo pak herë portën e mbrojtur nga Strakosha.

Pjesa e parë do të fliste për lacialët ndërsa me fillimin e të dytës çdo gjë do të merrte kthesë. Fillimisht në minutat e para të pjesës së dytë mbrojtësi i Lazios Bastos do të shkaktonte një penallti  të evitueshme. Përballë 22-vjeçarit shqiptar, Diego Peroti nuk mund të gabonte kurrësesi me teknikën e tij profesionale. Strakosha përpiqet por topi përfundon lehtësisht në rrjet.

Për mos t’u mjaftuar me kaq, mbrojtja do të ishte sërish protagoniste edhe më golin e dytë. Një top i humbur afër mesfushës u drejtua fluturimthi në krahun e djathtë aty ku depërtimi ishte më i lehtë. Me një horizont krejtësisht të pambuluar Nainggolan lëshon një predh të fuqishme me të djathën e tij. Edhe këtë herë Strakosha nuk mund të bënte më tepër sesa hedhja e menjëhershme për ta ndalur atë top.

Mund të shkonte më mirë kjo mbrëmje për djaloshin tonë por kundërshtari diti të shfrytëzojë pikat e dobëta të lacialëve për të arritur në triumf. Aktualisht Lazio zbret në vendin e 5-të me 28 pikë ndërsa në ndeshjen tjetër Strakosha do të ketë përballë Fiorentinën në shtëpi.
Përgatiti: Armend Pire – SHQIPËRIA.CH 

About the author