You are here
Home > Kombëtarja > Strakosha pret penalltinë me Lacion, duart “e Zotit” e mbajnë për në Champions League

Strakosha pret penalltinë me Lacion, duart “e Zotit” e mbajnë për në Champions League

Thomas Strakosha ka shkëlqyer në takimin e sotëm, atje ku Lacio ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Udineze. Gardiani shqiptar priti edhe një penallti, që mund të rihapte lojën në pjesën e dytë.

Vlerësimet për gardianin kuqezi ishin të mëdha, madje edhe nga vetë trajneri Inzagi: “Ishim në fitore 2-0, por pa pritjen e Strakoshës, loja do të ishte rihapur”, ka thënë tekniku i lacialëve. Ndërkohë duart “e Zotit” kanë bërë jehonë edhe në Itali.

Sipas mediave fqinje, është pikërisht shqiptar që mban gjallë ëndrrën e Lacios, për të arritur në “Champions League” për sezonin e ardhshëm. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top