You are here
Home > Kombëtarja > Strakosha pranë klubit të njohur anglez, që nuk “i njeh”…shqiptarët!

Strakosha pranë klubit të njohur anglez, që nuk “i njeh”…shqiptarët!

Duket disi e çuditshme, por është e vërtetë. Klubi i njohur anglez, Totenhemi, nuk e njeh një futbollist me origjinë shqiptare në historinë e tij, por kjo mund të marrë fund për pak kohë.

Sipas  asaj që raporton “HITC”, Thomas Strakosha do të kalojë në skuadrën angleze në merkaton e janarit.  Portieri i Kombëtares vazhdon të tregoj nivelin e lartë të tij edhe në këtë sezon, duke qenë një nga futbollistët kryesor ku bazohet Lacio në “Serinë A”.

Inzagi e cilëson si të padiskutueshëm te lacialët Strakoshën, por ngelet për t’u parë insistimi i anglezëve për këtë transferim. Lajmi është pasqyruar edhe nga mediat italiane, ndërsa gjasat janë të lartë që gardiani shqiptar të mendojë një largim të mundshëm, për të nisur një aventurë të re. Por deri atëherë, duhet të pritet për ecurinë e Lacios dhe dëshirën e anglezëve për të mbyllur marrëveshjen. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top