Strakosha përshëndet shqiptarët me një këngë, ja për cilën bëhet fjalë

Thomas Strakosha duket se po e shijon në maksimum fundjavë. Pas një jave të ngarkuar me ndeshje në kampionat dhe Europë, portieri i kombëtares sonë ka vendosur t’i kushtoi pak kohe edhe argëtimit personal. Në rrjetin social instagram Strakosha ka postuar një vidio duke shëtitur në qytet me makinën e tij. Në kasetafonin e automjetit portieri 22-vjeçar ka vendosur të përshëndes gjithë shqiptarët me një këngë mjaft interesante.

Bëhet fjalë për këngën e Mozikk ft Veysel – Ti amo. Strakosha ka vendosur të postojë vetëm refrenin e këngës ku fjalinë më pikante e ka shkruar në story e tij. Një mesazh për gjithë shqiptarët dhe një përshëndetje speciale për bashkëkombasit e tij.

Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author