Strakosha, gati rinovimi për 5 vjet me Lacion

Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, është shumë pranë rinovimit me skuadrën e tij, Lacio. Portierit të cilit i skadon kontrata në 2017-n, po i përgatitet një kontratë e re nga klubi që do ta mbajë atë të lidhur me lacialët për 5 vitet e ardhshme dhe shumë shpejt pritet firma zyrtare.

Strakosha debutoi këtë sezon në Serinë A, duke luajtur 3 ndeshje si titullar për shkak të dëmtimit të Marketit. Paraqitjet e tij mjaft pozitive tërhoqën vëmendjen e opinionit sportiv në Itali. Një ndihmesë indirekte për këtë kthesë në karrierën e Strakoshës duhet thënë që ka edhe Berisha, pasi ishte largimi i tij drejt Atalantës që e “ngriti në detyrë” Thomasin, i cili u bë zëvendësuesi i parë i Marketit.

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply