Statistikat flasin, Strakosha i mrekullueshëm por… ka një pikë të dobët

Nuk ka asnjë dyshim, pas fitores sot 6-1 ndaj Sassuolës, Lazio konfirmohet si një nga ekipet më të mira në këto kohët e fundit nëse i futemi retrospektivës, në krahasimin me vetveten. Pervecse shumë rezultative, Lacio është dhe e bukur për tu parë, nuk ishim mësuar me këtë gjë.

Një bazë e fortë e këtij ekipi është portieri i ri titullar me epokën Inzaghi, Thomas Strakosha. Ai është fantastik me ndërhyrjet e tij, statistikat e tregojnë qartë këtë gjë.

Në ndeshjen e sotme ndaj Sassuolës ka zhvilluar një tjetër ndeshje të mirë ashtu si përpara 3 ditësh në Europa League, por kësaj rradhe ka treguar pikën e dobët të tij sërisht…penalltitë.

Strakosha ende nuk e ka pritur një penallti me fanellën e Lacios duke marrë parasysh dhe disa në sezonin e shkuar dhe në këtë sezon, duke përfshirë dhe kombëtaren. Nëse përpara ke Strakoshën në 11-metërsh, topi gjendet gjithmonë në rrjetë.

Përvec kësaj pjese cdo gjë tjetër flet për një portier me të ardhme të ndritur. Megjithëse kjo pikë mund të përmirësohet me vitet dhe “hijen” që Strakosha do të lëri në vazhdim në kampionatin italian, për të ndikuar psikologjikisht tek cdo kundërshtar përball tij. Për momentin nuk po ndodh!

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author