You are here
Home > Futboll Bota > Statistika e frikshme e Bares, në Spanjë e barazojnë me mesfushorët e kalibrit botëror

Statistika e frikshme e Bares, në Spanjë e barazojnë me mesfushorët e kalibrit botëror

Pasi u raportua lajmi në Spanjë se Keidi Bare ka marrë ftesën e Shqipërisë për dy ndeshjet e radhës së shtatorit, paraqitjet e këtij mesfushori janë në një nivel të lartë. Kështu në përballjen e fundit ndaj Las Palmasit ku u barazua në shifrat 1-1, lojtari i Shqipërisë ishte një nga më të mirët në fushë.

Mediat spanjolle zbulojnë edhe një statistikë tjetër të frikshme nga ky takim, që e barazojnë Baren me mesfushorat më të mirë në botë. Kështu, më saktësisht 100 pasime nga 108 të dhëna nga këmbët e këtij mesfushori rezultuan të sakta.

Pra me saktësinë në përqindje 92%, flitet për një nga lojtarët më të mirë të Malagas, që po i tregon aftësitë e tij edhe në nisjen e këtij sezoni të ri. Një forcë e madhe edhe për trajnerin Reja, për të pasur një kalibër të tillë në përballjet me Francën dhe Islandën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top