You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Sportisti maqedonas nuk duronte gjuhën shqipe, Ibraimi: Zgjohu! Pa ne, harroje Maqedoninë

Sportisti maqedonas nuk duronte gjuhën shqipe, Ibraimi: Zgjohu! Pa ne, harroje Maqedoninë

Reagimet nuk kanë të ndalur në Maqedoni, sa i përket hendbollistit së përfaqësueses maqedonase, Stole Stoilov. Ky i fundit u largua në ndarjen e çmimeve për më të mirin në vitin 2018, pasi në sallë u përdor gjuha shqipe.

Kështu Stoilov braktisi mbrëmjen gala, duke shkaktuar edhe polemika të shumta. Gjatë orëve të fundit, mbi këtë çështje ka folur edhe gazetari sportiv, Reshat Ibraimi. Duke ia shpjeguar me detaje gjithçka, Ibrahimi i tregon sportistit maqedonas se pa shqiptarët, Maqedonia nuk mund të ekzistojë.

‘Stole, unë jam dhe do të mbetem gjithmonë krenar që jam shqiptar, kurse ti zgjohu nga anestezioni total, zgjohu nga ëndrrat tua të këqija, dhe njëherë e përgjithmonë kuptoje se pa shqiptarë Maqedoni nuk ka. Stole, si nuk të vjen turp nga sportistët e kalibrit botërorë si Shaban Tërstena, Shaban Sejdiu, Faton Salihu që i sollën medalje Maqedonisë nga mbarë bota, si s’te vjen turp nga Artim Shaqiri, Nexhmedin Memedi, të cilët kanë dhënë shumë djersë për këtë vend në ndeshje futbolli, si s’te vjen turp nga Bardhi, Hasani, Alioski, Ademi, Musliu, Bejtullai që po promovojnë Maqedoninë në Europë dhe botë. Turp, turp të qoftë Stole!’, ka shkruar Ibrahimi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top