Sponsori i ri, ja çfarë përfiton Kombëtarja dhe Superiorja

Presidenti i FSHF Armando Duka, dhe z/Avni Ponari nënshkruan sot në “Hotel Tirana” një marrëveshje shumë të rëndësishme për sa i përket sigurimit të futbollistëve .

Duka pasi vlerësoi kontributin e tyre, ai theksoi rëndësinë e nënshkrimit të kontratës me këtë kompani sigurimesh, lider në treg.

Më pas përshëndeti Presidenti i “Sigal” Avni Ponari. Ai bëri një paraqitje të aktivitetit të kompanisë së tij dhe u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin e ri me Federatën Shqiptare të Futbollit. Më pas, të dy presidentët firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve. Ja disa pikat kryesore e marrëveshjes së sponsorizimit me “Sigal”:

  1. Për herë të pare futbollistët e ekipeve kombëtare dhe ato Superligës janë siguruar nga aksidentet dhe dëmtimet gjatë ndeshjeve dhe stërvitjeve.
  2. Futbollistët në rast dëmtimesh kanë të mbuluar financiarisht shpenzimet mjekësore dhe të rehabilitimit deri në 50 000 euro.
  3. Kjo marrëveshje FSHF me “Sigal” përveç mbështetjes të ekipeve kombëtare, është gjithashtu një mbështetje shumë e vlefshme për ekipet e Superligës.
  4. Kjo marrëveshje perveç dimensionit shumë të rëndësishëm financiar, është gjithashtu një hap i madh përpara për rritjen e menaxhimit profesional të klubeve dhe futbollit në përgjithësi.

About the author

GALERIA