You are here
Home > Kryefaqja > Për Hysajn ka kërkesë edhe nga Spanja

Për Hysajn ka kërkesë edhe nga Spanja

Nëse kalon një orë pa një lajm merkatoje rreth mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj, atëherë duhet të bëhemi merak. Shqiptari është ndër emrat më të përfolur të skuadrës napolitane dhe largimi i tij nga ekipi italian duket thuajse i sigurt. Talenti i mbrojtësit ka bërë që shumë ekipe të mëdha në Evropë të kërkojnë shërbimet e tij. Klauzola e largimit të tij është 50 milionë euro, një shifër e frikshme për një mbrojtës të djathtë, por mesa duket kjo klauzolë nuk i tremb klubet e mëdha. Në orët e fundit është folur për një interes nga gjigandët spanjollë të Atletico Madrid, që në mënyrë që të ulin vlerën, mund të përfshijnë në tratativa edhe mbrojtësin kroat Vrsaljko. Pritet të shohim cfarë do të ndodhë, por pas lojtarit janë vënë edhe dy ekipet angleze: Chelsea dhe Manchester United që kanë bërë hapa konkretë duke zhvilluar takime me agjentin e lojtarit.

 

Hysaj u transferua nga Empoli te klubi jugor në verën e vitit 2015 për shumën e pesë milionë Eurove, pasi u kërkua me ngulm nga trajneri tashmë i larguar, Sarri. Më përpara agjenti i lojtarit ka deklaruar se Hysaj mund të bëhet mbrojtësi më i mirë në Botë. “Unë mendoj se ai është duke u bërë një nga mbrojtësit më të mirë në botë, në mesin e 5-6 më të mirëve”, ka deklaruar Giuffredi. /EDS/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top