You are here
Home > Kryefaqja > Spanja në modë, një tjetër shqiptar drejt La Ligës

Spanja në modë, një tjetër shqiptar drejt La Ligës

Transferimi i Armando Sadikut te Levante ishte mjaft i bujshëm në Shqipëri, duke qenë se sulmuesi i Kombëtares firmoste për një skuadër të madhe në kampionatin spanjoll. Mesa duket, Sadiku nuk do të jetë i vetmi që luan në La Liga pasi edhe Xhirona ka kërkuar shërbimet e një lojtari shqiptar.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Ivan Balliu i cili ka qenë pjesë e padiskutueshme e formacionit me skuadrën Franceze të Metzit, por me rënien nga kategoria, duket se e ardhmja e 26-vjeçarit do të jetë larg Francës.

I rritur në Spanjë, Balliu nuk do ta ketë të vështirë të ambientohet, pasi më parë ka qenë pjesë e akademisë së Barcelonës, ndërkohë që ka luajtur edhe për moshat e kombëtares spanjolle. Të interesuara për Balliun, janë edhe skuadra si Levante apo Eibar, por mesa duket Xhirona është ajo që po merret më seriozisht me këtë situatë. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top