SPAL surprizon Atalantën, Berisha s’mund të ndal dot supergolin e Rizzo…

Java e 12-të e kampionatit italian ka përfunduar në mënyrën jo më të mirë të mundëshme për Atalantën e Etrit Berishën. Skuadra e Bergammos nuk ka mundur të marrë me tepër se një barazim 1-1 përballë ekipit të Spal. 


Ndonëse Atalanta ka kaluar e para në epërsi, skuadra e Spal është përgjigjur me një supergol nga një distanc e konsiderueshme. 

Dalja me karton të kuq në minutën e 69′ të mesfushorit të Atalantës, Freuler, ka qenë gati e pamundur që rezultati të flas në favor të Etrit Berishës me shokë. Për gardianin e portës sonë vlersimi ka qenë brenda normales me notë maksimale 6.7 për të. 


Sipas statistikave, Berisha ka mundur të realizoi dy pritje shpëtimtare, një top të pastruar në zonë si dhe nëntë pasime të gjata nga trembëdhjet të mundëshme. 

Javën e ardhëshme Berisha do të udhëtojë për transfertën e vështirë në Milano ndaj ekipit të Interit. 
Përgatiti: Armend Pire  – SHQIPËRIA.CH

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply