You are here
Home > Kombëtarja > SPAL-i  për titullin kampion, drejtori sportiv: Mos e shfrenoni imagjinatën, ekipi jonë vlen sa Elseid Hysaj

SPAL-i  për titullin kampion, drejtori sportiv: Mos e shfrenoni imagjinatën, ekipi jonë vlen sa Elseid Hysaj

SPAL-i ka të drejtën e ëndërrimit në kampionatin italian, të paktën në këto 4 javët e para. Skuadra modeste italiane, renditet në vendin e 2, menjëherë pas Juventusit. E teksa në Itali kanë nisur ta shfrenojnë imagjinatiën e tyre, është vetë drejtori sportive i SPAL-it,Davide Vagnati që i ul të gjithë me këmbë në tokë, në një prononcim për “Radio Marte”.

“Rritja jonë financiare ka një vlerë paksa më të lartë se klauzola e Elseid Hysajt. Sigurisht, paraja nuk është e mjaftueshme për të fituar në futboll, nuk është gjithçka. Një skuadër që rivalizon Juventusin nuk mund të jetë nga province, megjithëse ka vend për përjashtime. Ne duhet të tregohemi të qartë dhe të jemi realistë, pavarësisht këtij fillim sezoni”, ka thënë Vagnati, që nuk e ka përmbajtur buzëqeshjen gjatë krahasimit që ka bërë me futbollistin shqiptar. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top