SPAHIU: Si BDI kemi një qëllim. Jemi dëshmuar se jemi gardian i shqiptarëve (FOTO)

Bartësi i listës së katërt zgjedhore nga BDI Artin Spahiu ka thënë se ndjehet krenar si kandidat në këtë njësi.

“Me kënaqësi pranova propozimin për të siguruar mbështetjen e shqiptarëve kudo që ndodhën. Ne si BDI kemi një qëllim që të bashkojmë forcat, sepse jemi dëshmuar se jemi gardian të shqiptarëve. Të kujdesemi për interesat tona dhe njëri -tjetrin dhe kjo arrihet përmes BDI dhe fuqisë më te madhe në Maqedoni”, ka thënë Spahiu në Konventën në Shkup, raporton Aktuale.mk.

About the author