You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Sot jam 20 vjeç dhe Shqipëria më thërret! Ndryshon kënga himn, te Shpresat ka festë

Sot jam 20 vjeç dhe Shqipëria më thërret! Ndryshon kënga himn, te Shpresat ka festë

Shpresat e Shqipërisë e kanë nisur grumbullimin e tyre për takimet miqësore që do të zhvillojnë ndaj Maltës, për të parë elementet e rinjë, që mund të jenë të prespektivës dhe t’i shërbejnë të ardhmes.

Por dita e sotme ka qenë disi e veçantë për djemtë e drejtuar nga Alban Bushi, pasi qendërmbrojtësi shqiptar, Shaqir Tafa ka festuar datëlindjen e 20. Një tortë e madhe u vendos për të në tryezë, ndërsa një urim i veçantë është shpërndarë edhe nga trajneri Bushi: “Sot jam 20 vjeç dhe fusha më thërret”, shkruan me humor në “Instagram” legjenda kuqezi.

Sigurisht, një farë modifikimi ky i këngës himn të kënduar vite më parë, për të treguar pavarësinë e plotë në një farë mënyre që krijojnë njerëzit, pas arritjes në këtë moshë. E për ta dërguar deri në fund ndoshta idenë e Alban Bushit, urimi më i miri për Shaqir Tafën do të ishte: “Sot jam 20 vjeç dhe Shqipëria më thërret”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top