Sonte ka “all in” për Taulant Xhakën

Taulant Xhaka dhe Basel luajnë sot gjithçka për gjithçka, në duelin ndoshta të sezonit ndaj rusve të Cska Moksës.

Xhaka do të provojë suksesin e para pak kohëve teksa arrin të triumfoj 0-2 në transfertën e acartë ruse, ku një prej golave erdhi pikërisht nga mesfushori shqiptar.

Llogaritë janë të thjeshta, Manchesteri United e ka prerë biletën për më tej por pyeta është vetëm një, kush do t’i bashkohet?

Për momentin Baseli, por sonte duhet bërë kujdes. Fitorja ndaj Cskas është detyrim tashmë, nëse arrihet atëherë Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti janë me një këmbë në fazën tjetër.

Nëse do të ketë sërisht surprizë në Zvicër, atëherë misioni mëse i mundshëm i këtij klubi dhe i shqiptarëve, kthehet në i pamundur.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author