Skuadra zvicerane e interesuar për Canën…. për trajner

Ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë zyrtarizimin nga largimi i futbollit e bëri më nëntë tetor në ndeshjen Shqipëri – Itali.

Por gjakovari mund të vazhdoj karrierën si trajner ku është duke u pajisur me licencat e duhura apo edhe si drejtor sportiv.

Është skuadra e njohur zvicerane, Lausanne që po kërkon shërbimet e ikonës së futbollit shqiptar.

Ka qenë presidenti i klubit zviceran, Alan Josef që ka konfirmuar një gjë të tillë se janë të interesuar për Canën.

Lausanne e kërkoi Canën edhe vitin e kaluar për ta përfunduar karrierën si futbollist por kjo gjë nuk u bë.

“Afër një vit janë bërë që negociojmë me Canën. Ishim gati ta afronim në klub për ta përfunduar karrierën por kjo gjë nuk ndodhi”.

“Cana është shkëputur nga futbolli por kjo nuk do të thotë se nuk na intereson më. Ai është një person që mund të sjellë vlera të mëdha në klub”, ka thënë presidenti i klubit zviceran.

34-vjeçari hapat e parë si futbollist i ka bërë pikërisht tek Lausanne para se të transferohej tek PSG. /Telegrafi

About the author