Skuadra e Lotitos dëshiron Rey Manajn

Rej Manaj, futbollisti në pronësi të Interit, i intereson shumë skuadrave mes Serisë A dhe Serisë B: në orët e fundit, sakaq, duhet regjistruar edhe interesimi i Salernitanës, që do të donte ta merrte në huazim.

Kontaktet e para mes tyre, teksa edhe Benevento e ka ndjekur dhe ia ka kërkuar Interit, që do të kënaqej më shumë sikur sulmuesi nga Lushnja të luante në Serinë A për t’u provuar dhe rritur.

Ai vjen nga një sezon i dështuar dhe zhgënjyes mes Peskarës së Odos dhe Pizës së Gatuzos, ku shënoi vetëm 2 gola në 17 ndeshje.

Edhe Real Oviedo pati interesim për të, ashtu sikurse edhe në Gjermani e kërkuan disa ekipe.

About the author