Skëndërbeu madhështor, tashmë vetëm një hap larg endrrës evropiane…

Nëse ka një ekip shqiptar që është i destinuar të shkruaj histori në futboll, mbetet një dhe i vetmi, Skëndërbeu. Djemtë e Ilir Dajës kanë rrëmbyer një super fitore në “Elbasan Arena” përballë Dinamos së Kievit. Kryesuesit e grupit erdhën me buzëqeshje në tokën shqiptare. 

E kishin mposhtur njëherë në Ukrainë skuadrën korçare dhe kishin bindje se do ta bënin sërish. Madje naiviteti i tyre shkoi deri atje sa kapiteni i Dinamo Kievit deklaroi se ekipin e Skëndërbeut nuk e kishin ndjekur si luante pasi mund ta thyenin me shumë lehtësi.

Me një fjalë “Peshku në det e tigani në zjarr”. Ukrainasit i bënë llogarit gabim duke dal kokëulur nga stadiumi. Korçarët fituan bindshëm me rezultatin 3-2. Serinë e golave do e hapnin të parët ukrainasit në minutën e 16′-të takimit.  Kundërpërgjigjen për ta e mendon Sabien Lilaj në minutën e 18′-të me një super gol nga distanca.

Mjaftoi dhe një devijim i lehtë nga ana e mbrojtësve miq për ta drejtuar topin me të sigurtë në rrjet. Të dy ekipet shkuan në pushimin e mes pjesëve me rezultat të barabartë. Me nisjen e pjesës së dytë Skëndërbeu nuk dëshironte të humbiste minuta. Korçarët hidhen sërish në sulëm për golin e avantazhit pasi barazimi ishte i papranueshëm.Në minutën e 52′-të James nga një asist i Snoue dërgon topin në rrjet duke ngritur peshë jo vetëm stadiumin por edhe zemrat e çdo shqiptari.

Skëndërbeu gjenë avantazhin dhe nën entuziazëm kërkoi që ta izoloi ku kundërshtarin në portën e vetë. Bardhë e kuqtë nuk do të mjaftoheshin me kaq por 4 minuta më vonë do të shënonin edhe golin e tretë dhe më vendimtarin me anë të Snoue. Afrikani u vlersua me notën 8.1 në fund të takimit duke qenë ai lojtari i ndeshjes.

Tashmë praktikisht ishte çdo gjë e mbyllur dhe tekniku Daja nisi levizjet e para për të mbrojtur rezultatin. Në fushë minutë pas minute ai hedh Nimagën, Takun e në fund Bruno Ditën për të mbajtur ekipin të freskët.

Ndonëse miqtë shënuan golin e dytë në minutën e 90′-të të ndeshjes kjo nuk e preku aspak gëzimin në kampin s korçarëve. Daja kërkoi fitore të padiskutueshme që në daljen e tij në konferencë dhe me përfundimin e takimit arriti atë çfarë vërtet dëshironte me mund e djers. Një fitore krejtsisht e merituar nga disa djem dhe luftëtar besnik të fanllës.

 Aktualisht Skëndërbeu ndodhet në vendin e tretë me 5 pikë. Në ndeshjen e fundit korçarët luajnë përballë zviceranëve të Young Boys. Me shpresën e një fitore të rradhës në transfertë, Skëndërbeu kërkon të shkruaj sërish historinë në kapitujt e futbollit evropian. 

Përgatiti: Armend Pire  – SHQIPËRIA.CH 

About the author