Skënderbeu dorëzohet në “luftë” përpara kohe: “Urojmë kualifikimin e Beogradit”

Tingëllon paksa e çuditshme por Skënderbeu ka dërguar një mesazh urimi në drejtim të klubit nga Beogradi, përsa i përket organizimit të ndeshjes.

“Kosova është Serbi”, tashmë nuk përbëjnë më një lajm mesa duket për të gjithë shqiptarët të thënë nga goja e tifozëve serb, aqsa ditën e djeshme këto nuk u morrën parasysh aspak në krahasim me atë që pritej duke parë natën e famshme të dronit në 14 Tetor.

Kështu ky mesazh ka mbërritur tek Drejtoresha e mediave në këtë klub, Biljana Obradovic, nga ana e Skënderbeut.

“Në emër të klubit donim t’iu falënderonim juve dhe skuadrën e Partizanit për organizimin dhe mbështetjen gjatë natës së fundit. Ne e respektojmë mënyrën e organizimit të ndeshjes, dhe gatishmërinë tuaj. Ne jemi të nderuar dhe të lumtur për gjithçka që ka ndodhur në dy ditët e fundit. Ne duam që Partizani të arrijë rezultate sa më të mira dhe të kualifikohet në raundin tjetër”.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply