You are here
Home > Kombëtarja > Skënder Loshi e bën baltë me Nac Bredën, shënon 5 gola për 90 minuta në Holandë

Skënder Loshi e bën baltë me Nac Bredën, shënon 5 gola për 90 minuta në Holandë

Skënder Loshi është protagonist absolut, kur bëhet fjala për kampionatin holandez të të rinjëve. Talenti shqiptar ka dalë parashikimet këtë herë, teksa si një makineri e vërtetë golash, ka shënuar 5 të tillë në fitoren e Nac Bredës me rezultatin 12-0 ndaj Achilles.

Nuk mbaron këtu, sulmuesi shqiptar ka ndihmuar edhe dy herë shokët e skuadrës në gjetjen e golave.  “Shqiperia.ch” ka shkruar prej kohësh artikuj në lidhje me këtë lojtar, që premton pafundësisht për të ardhmen e Kombëtares. Dëshira e tij e vetme është t’i bashkohet Shqipërisë së madhe, ndërsa tani luan me të rinjtë.Sa i përket klubit, ekipi i parë e ka marrë në përgatitje dimërore që zhvilluan në Spanjë, ndërsa trajneri i ka premtuar edhe një vend në skuadrën e parë nëse mbahet ritmi.

Nëse kthehemi te statistikat e përgjithshme të Loshit, aty është “për të vendosur duart në kokë”. Në 16 ndeshje të zhvilluara në total, lojtari në fjalë ka arritur të shënojë 18 gola dhe të dhurojë 6 asist. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top