You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Skenari i veçantë i Kosovës, mund të ndeshet në “Ligën e Kombeve” me një…klub!

Skenari i veçantë i Kosovës, mund të ndeshet në “Ligën e Kombeve” me një…klub!

Kosova duket gjithnjë e më pranë kalimit së fazës tjetër në kompeticionin e “Ligës së Kombeve”. Dardanasit gjenden në vendin e parë me 8 pikë të grumbulluara, të ndjekur nga Azerbajxhani me 6 pikë.

Grupi i lojtarëve të drejtuar nga Shaland ka zhvilluar një paraqitje tepër të pëlqyeshme në këto sfidat e fundit, ndërsa optimizmi për një kualifikim të mundshëm në kampin dardanas është rritur ndjeshëm. Në rast një kualifikimi të mundshëm të Kosovës si kokë grupi në Ligën D, atëherë probabiliteti i madh është që ata të ndeshen me një…klub.

Nëse gjithçka do të mbyllej në ditën e sotme, atëherë do të kishim një përballje ndaj Maqedonisë. Te këta të fundit ka pasur një debat të madh në kohët e fundit, teksa kishte nga minuta e parë në takimin ndaj Lihteshtejn, 5 futbollistë me origjinë shqiptarë, 1 me origjinë turke, ndërsa pjesa e mbetur ishin lojtarë të Maqedonisë. Shumë analistë e kanë kritikuar trajnerin e përfaqësueses maqedonase, duke u shprehur se lojtarët nuk e ndienin fanellën dhe nuk këndojnë himnin, por fundja, pa ata lojtarë, Maqedonia nuk ka se ku të shkojë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top