You are here
Home > Kombëtarja > Skema/ 3-5-2 i rrezikshëm për t’u përdorur me Islandën, Reja e vë në jetë me Moldavinë

Skema/ 3-5-2 i rrezikshëm për t’u përdorur me Islandën, Reja e vë në jetë me Moldavinë

Teksa ditët e ndeshjeve të Kombëtares për kualifikueset e Europianit afrojnë gjithmonë e më shumë, tifozët presin me interes skemën me të cilën Reja do të luajë te Shqipëria. Gjatë kohëve të fundit është folur edhe për një përdorim të skemës 3-5-2 në ndeshjen e rradhës.

Sigurisht, të flasësh kur nuk ka dalë ende lista e plotë, është një gjë e pavlerë. Por kjo skemë është tentuar të përdoret që me De Biazin, dëshirë e mbetur në tentativë me Panuçin dhe mund të vendoset në jetë nga Reja.

Kjo pasi edhe vetë lojtarët të shtyjnë për përdorimin e një mënyre të tillë loje. Ismajli, Gjimshiti dhe Dërmaku garantojnë gjithë sigurinë në prapavijë, për t’u paraqitur me këtë skemë të lojës. Por ndaj Islandës një formulë e tillë paraqitet e rrezikshme, pasi jemi thuajse si në një çerekfinale me një ndeshje të vetme, ku humbja na nxjerr menjëherë nga gara. Në kushte të tilla, këtë mënyrë të lojës sipas të gjitha gjasave pritet ta shohim në “Elbasan Arena” ndaj Moldavisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top