You are here
Home > Kombëtarja > Skautët e Serisë A gjendeshin në stadium për të, Ndoj shkëlqeu dhe shënojë me Breshian

Skautët e Serisë A gjendeshin në stadium për të, Ndoj shkëlqeu dhe shënojë me Breshian

Një nga lojtarët shqiptar më në formë të momentit, është pikërisht Emanuele Ndoj. Ky i fundit është shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës italiane së Breshias, teksa të kaltërit janë pretendetët kryesor për t’u rikthyer në elitën e kampionatit italian.

Sipas mediave italiane, ditën e sotme raportohet se sulmuesi shqiptar është vënë nën radarët nga disa klube të Seria A. Është pikërisht skuadra e Sampdorias, e cila kishte dërguar skautë në ndeshjen që zhvilloi Breshia kundër Karpit, për të vëzhguar Ndojin. Në këtë përballje Emanuele tregoi një paraqite tepër të mirë, duke shënuar edhe një gol. Ende nuk dihet nëse drejtuesit e Sampdorias kanë menduar të bëjnë ndonjë ofertë në drejtim të Breshias për të marrë shërbimet e shqiptarit, por një gjë është e sigurt, që deri në fund të këtij sezoni futbollistik, 22 vjeçari do të jetë pjesë e Breshias.

Përsa i përket situatës së tij me Kombëtaren, Ndoji ka mundur të zhvillojë 4 sfida duke finalizuar edhe një gol. Me formën që ka treguar gjatë këtij sezoni, me shumë mundësi do të jetë edhe në listën e lojtarëve të grumbulluar për eleminatoret e kampionatit europian, pasi 22 vjeçari shihet si një lojtarë me shumë të ardhme./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top