You are here
Home > Futboll Bota > Skandali/ I shënoi Beshiktashit, Cikalleshit ia heq golin gafa qesharake e klubit: Ndihem i turpëruar

Skandali/ I shënoi Beshiktashit, Cikalleshit ia heq golin gafa qesharake e klubit: Ndihem i turpëruar

Sokol Cikalleshi është kthyer më në formë se kurrë në Turqi. Sulmuesi i Shqipërisë ka arritur të realizojë dy herë brenda 45 minuta kundër Beshiktashit, me fanellën e Akhisarit, ndërsa ishte zyrtarizuar me këta të fundit vetëm para pak orësh.

Në golin e parë ishte anësori ai që nxorri huq festën e sapo nisur të Cikalleshit, ndërsa në të dytin, mund të jetë gafa qesharake e klubit që mund të anulloj realizimin e shqiptarit. Takimi u mbyll me rezultatin 1-3 në favor të Beshiktashit, ndërsa për momentin është sulmuesi i Shqipërisë autori i golit te Akhisarit.

Por ky klub ka bërë një gafë të pafalshme, pasi ka shkelur rregullat e kampionatit turk. Aty thuhet qartësisht se nuk lejohen më shumë se 12 lojtarë të huaj në 21 lojtarët e grumbulluar nga një skuadër. Akhisari e shkeli këtë rregull, pasi kishte marrë 13 lojtarë të huaj, me përfshirjen e Sokol Cikalleshit si afrim i ri në orët e fundit.

Mesa duket drejtuesve të Akhisarit u ka dalë nga mendja një gjë e tillë, ndërsa presidenti Huseyin Eruky shpjegoi se kishin dërguar portierin Lukac në tribunë gjatë kohës që luhej ndeshja. “Për fatin e keq ndodhi. Nëse Beshiktashi do të vendosë të kundërshtojë, atëherë fiton pastër me rezultatin 3-0 në tavolinë. Nëse jo, rregjistrohet rezultati si e ka prodhuar fusha e lojës”.

Nga ana tjetër, më i prekur nga ky skandal, u shfaq trajneri i Akhisasporit, Cihat Arslan. “Unë mbaj gjithë përgjegjësinë. Ky ishte një gabim i tmerrshëm. Jam trajneri i skuadrës dhe do të përballem me këtë. Jam i turpëruar për atë që ndodhi sa i përket administrimit të ekipit. Ndërsa sa i përket lojës, humbëm thjeshtë me rezultat pasi treguam një futboll shumë të bukur”, u shpreh Arslan. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top