You are here
Home > Kryefaqja > SKANDAL/ Për para bëhet gjithçka, në Kosovë do të transmetohet në gjuhën serbe “Champions League”

SKANDAL/ Për para bëhet gjithçka, në Kosovë do të transmetohet në gjuhën serbe “Champions League”

As më pak dhe as më shumë, por një skandal i vërtet vjen nga Kosova. Të gjitha ato hapa përpara që u bën për të dërguar Kosovën në organizmat më të lartë të futbollit dhe për t’u njohur si një realitet i ri, tashmë jemi po prapë ne, armiqtë e vetvetes, që kthehemi në pikën 0.

Për të qenë më konkret, kompania Artmotion në prononësi të Shkëlqim Devollit, që konkurron në tregun e transmetimit televiziv, ka arritur marrëveshjen me Radiotelevizionin e Serbisë dhe Telekomin e Serbisë, për të blerë të drejtat e Champions League e për t’i transmetuar ato në territorin e Kosovës.

Sipas asaj që përflitet në orët e fundit në mediat kosovare, transmetimi i ndeshjeve të kompeticionit më madhor të Europës, do të bëhet në gjuhën serbe. Armiku më i madh i shqiptarit, jemi vetë ne, nuk ka më nevojë për dyshime. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top