You are here
Home > Futboll Bota > SKANDAL/ Mustafi në telashe, 70 vajza në festën e shfrenuar dhe shoku i skuadrës pranë vdekjes (VIDEO)

SKANDAL/ Mustafi në telashe, 70 vajza në festën e shfrenuar dhe shoku i skuadrës pranë vdekjes (VIDEO)

Duket se nuk kanë fund skandalet e shumta që ndodhin në futboll. Kësaj here është rradha e futbollistëve të Arsenalit, teksa ditën e sotme, e përditshmja angleze “The Sun”, ka publikuar një video me disa prej yjeve të kësaj skuadre.

Në këtë video shihen futbollistët që janë pjesë e topçinjve, si  Lakazet, Abumejang, Shkodran Mustafi, Mkhitaryan, Ozil, Guendouzi dhe Kolashinas. Këta lojtarë janë filmuar në një nga lokalet e natës më të famshme të Londrës dhe në pamjet që ofron “The Sun”, duket se çdo gjë është tejkaluar nga futbollistët. Aty shihet qartë, që të gjithë protagonistët e Arsenalit në fushën e lojës, kanë dalë nga vetja, saqë 19-vjeçari Guendouzi, humb edhe ndjenjat.

Duke konsumuar një lloj gazi që gjendet brenda tollumbacave dhe që ndikon në adrenalinën dhe shëndetin e lojtarëve, Guendouzi ka rrezikuar seriozisht edhe jetën1. “The Sun” raporton që këto veprime nga topçinjtë janë bërë në muajin gusht, vetëm pak përpara fillimit të kampionatit anglez.

Përsa i përket lojtari me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, së bashku me armenin Mkhitaryan, sipas raportimit të “The Sun”, por edhe siç duket lehtësisht në pamje, asnjëri prej tyre nuk ka konsumuar nga ky lloj gazi që gjendet brenda tollumbaceve.

Gjithashtu bëhet me dije se atë mbrëmje, janë ftuar edhe 70 vajza, të cilat do të ishin në shoqërinë e grupit të lojtarëve të Arsenalit, që mund të quhet në një mbrëmje të shfrenuar. Flitet se yjet arritën të faturoheshin 25 mijë paund deri në 30 mijë paund.

Bëjmë me dije se menjëherë pas kësaj video të publikuar, ditën e sotme drejtuesit e Arsenalit kanë dalë në një njoftim zyrtar, se do të ketë ndëshkime dhe gjoba për lojtarët që kanë qënë pjesë atë mbrëmje. Tashmë çdo gjë mbetet për t’u parë çdo të ndodhë në vazhdim, pasi ky lajm, ka tronditur mbarë opinionin britanik. /Rexhino Begolli-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top