SKANDAL/ A duhet të japë dorëheqjen ministri Beqaj pas këtyre fotove?

Nëse deri më tani asnjë nga skandalet, ku është përfshirë emri i tij, së fundmi shkarkimi për arsye politike i një vartësi në Tropojë, s’i ka bërë aspak përshtypje ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, nuk pritet që edhe nga këto foto të kushteve skandaloze në spitale dhe maternitete në vend,ai të bëjë aktin bujar dhe të lërë postin që mban prej më shumë se tre vitesh.
Këto foto të mbërritura në adresë të “Gazeta Express” tregojnë më së miri se në çfarë kushtesh nënat e reja sjellin në jetë krijesat më të pafajshme, fëmijët, apo dhe në po të tilla kushte të tjerë mundohen të kalojnë sëmundjet për një të jetuar më gjatë.

Fotoja e parë i përket ambienteve të brendshme të materniteti në qytetin e Kukësit, aty ku ky tavan i shkatërruar mbetet imazhi më i shëmtuar për ata që fëmije që vijnë në jetë, ndërsa në foto më poshtë janë të ambienteve të brendshme të spitalit të Fierit.

Më shumë se çdo fjalë, foto flasin vetë, dhe me shumë gjasa do të jenë të tilla deri në qershor të vitit të ardhshëm kur të majtët por edhe opozitarët do të nisin premtimet nga e para duke lënë pas ato çfarë kanë thënë 3 vite e gjysmë më parë. /Gazeta Express/

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply