You are here
Home > Kombëtarja > Situata e klasifikimit/ Ka shpresë! Islanda i bën nder Shqipërisë, rihapet grupi H

Situata e klasifikimit/ Ka shpresë! Islanda i bën nder Shqipërisë, rihapet grupi H

Pas fitores së Shqipërisë, fitorja e Islandës ishte lajmi më i mirë i mbrëmjes. Në ishull vendasit kanë ndalur ritmin e skuadrës turke duke fituar me rezultatin 2-1. Një rezultat i vulosur që në pjesën e parë , ndërsa në të dytën është dashur vetëm ruajtja e rezultatit. Me këtë fitore islandezët i afrohen Turqisë me pikë të barabarta, 9 të tilla.

Pas ndjek Shqipëria me 6 pikë duke rindezur shpresën për të arritur vendin e dytë.  Bileta kualifikuese padyshim do të vendoset në ndeshjet e kthimit me rivalët direkt, Islandën dhe Turqinë në transfertë. Loja e sotme tregoi se tekniku Reja ka bërë një ndryshim pozitov në vendosjen e formacionit titullar.

Megjithatë ka pak kohë për t’u përshtatur me skemat e reja por trajneri italian beson në idet e tij. Koha për ndryshim është e afërt teksa testi i vështirë pritet ndaj Francës. Nevojitet ende kohë nga ana e stafit dhe lojtarëve por në mbrëmjen e sotme rezultoi se Grupi H është i hapur për të arritur vendin e dytë./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top