You are here
Home > Bundesliga > Situata e çuditshme e Shabanit, nga “Anfield Road” përfundon me amatorët: Nuk ka rëndësi!

Situata e çuditshme e Shabanit, nga “Anfield Road” përfundon me amatorët: Nuk ka rëndësi!

Një situatë e çuditshme është ajo talentit shqiptar që luan me Bajernin, Meritan Shabanin. Ky i fundit ka qënë në stol në takimin që bavarezët zhvilluan në “Champions League” përballë Liverpulit në mesjavë, në atë barazim pa gola. Prestigj më vete për këtë futbollist që të ishte prezent në një takim të atij niveli, ku gjithë tifozët europian kishin vëmendjen.

Por menjëherë pas asaj ndeshje, Shabani bëhet gati sërish për amatorët dhe të rinjtë. Këtë herë lojtari shqiptar do të luajë ndaj rezervave të Ingolshtadit: “Fakti që isha në Anfield gjatë javës,nuk ka më rëndësi për të dielën. Përpiqem t’i përvetësoj gjërat për veten time. Kjo më motivon më shumë që të luajë kur gjendem në fushë”, u shpreh Shabani. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top