You are here
Home > Kryefaqja > Si rrallëherë më parë, kampionët e Shqipërisë furnizojnë Kombëtare

Si rrallëherë më parë, kampionët e Shqipërisë furnizojnë Kombëtare

Pak ditë përpara rifillimit të eleminatoreve të kampionatit Europian, çdo kush po pret zyrtarizimin e plotë të listës së lojtarëve të Kombëtares kuqezi. Disa futbollistë janë zyrtarizuar që do të grumbullohen nga Edi Reja, ku ndër to, vihen re 3 lojtarë nga kampionët e rinj të Republikës së Shqipërisë.

Bëhet fjalë pikërisht për skuadrën e Partizanit, e cila do të dërgoj tre futbollistë të tyre tek Kombëtarja. Ata janë, portieri Alban Hoxha, mbrojtësi i krahut Lorenc Trashi, mesfushori Bruno Telushi, pa harruar edhe Esat Malën që po stërvitet me Rejan, për të shkuar te U-21.

Të katërt këta lojtarë kanë mundur të zhvillojnë një sezon tepër të mirë ku njëkohësisht ndihmuan skuadrën e Partizanit të rikthente në shtëpi titullin kampion, i cili mungonte në shtëpi prej 26 vjetës. Mesa duket kjo paraqitje e tyre këtë sezon futbollistik, i ka bërë përshtypje pozitive trajenerit të ri të Shqipërisë, Edi Reja, i cili ua ka shpërblyer duke i grumbulluar me kuqezinjtë.

Ajo çka vihet re, është se kjo është ndër të parat herë në historinë e drejtimit të Shqipërisë nga trajnerët e huaj, që një skuadër vendase, dërgon kaq shumë futbollistë të saj në ekipin Kombëtarë. Kujtojmë që paraardhësi i Rejas, Panuçi, kohët e fundit u kritikua shpesh nga opinioni vendas për mos grumbullimin e lojtarëve të “Superligës”, gjë kjo që Reja duket se ka kthyer vëmendjen nga kampionati shqiptar./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top