You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Si është e mundur? Januzaj luan vetëm në “kalçeto”, por Belgjika nuk e fshin nga lista

Si është e mundur? Januzaj luan vetëm në “kalçeto”, por Belgjika nuk e fshin nga lista

Adnan Januzaj ishte lojtari shqiptar që mori gjithë vëmendjen e tifozëve kuqezi përpara disa vitesh, kur luante me Manchester United dhe ishte i pavendosur për Kombëtaren që do të zgjidhte. Më pas erdhi vendimi për t’iu bashkuar Belgjikës, por prej asaj kohe, ka edhe një histori interesante.

Karriera e Januzaj në aspektin e klubit, ka ardhur vetëm në zbritje. Aktualisht lojtari është pjesë e Sociedadit, por më shumë ka qënë duke u mjekuar, sesa është parë në fushën e lojës. Ndoshta e vetmja arenë ku lojtari shqiptar ka luajtur, është ajo e kalçetos.

Në 9 ndeshjet e fundit, Januzaj ka luajtur vetëm 40 minuta me ekipin e Sociedadit. Disi e pakuptimtë, por trajneri i Belgjikës e ka ftuar sërish në Kombëtare. Duke parë kualitetet e mëdha që ka kjo Kombëtare, një surprizë mund të quhet ftesa për Januzajn. E njëjta histori paraqitet edhe në Europian apo Botëror, ku Belgjika gjithmonë e ka ftuar këtë futbollist, megjithëse minutat i mungonin në fushë. Pa harruar këtu se në Botërorin e fundit u la jashtë nga Belgjika edhe një mesfushor si Naingolan… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top