You are here
Home > Kombëtarja > Shuani dyshimet/ E fiton me pak vetëm pak diferencë, Lenjani vendos rekordin e Zvicrës

Shuani dyshimet/ E fiton me pak vetëm pak diferencë, Lenjani vendos rekordin e Zvicrës

Ermir Lenjani është një ndër futbollistët më në formë të momentit në kampionatin zviceran, duke arritur shpeshherë të gjej edhe rrjetën. Prej verës së vitit të kaluar, Lenjani i është bashkuar skuadrës zvicerane të Sionit, ku deri më tani po tregon një formë tepër të mirë.

Futbollisti shqiptar ka thyer edhe një tjetër rekord, teksa finalizimi i tij ndaj Luzernit, është cilësuar si goli më i shpejtë në historinë e kampionatit zviceran. Në fillim u mendua se Lenjani barazoi rekordin e mbajtur nga ish lojtari i po të njejtës skuadër, Sionit, Mousa Konate, por tashmë çdo dyshim është shuar.

E përditshmja zvicerane, “Teleclub”, ka bashkuar të dy momentet kur janë realizuar këto gola dhe përfundimi ishte që goli i Ermir Lenjanit ishte shënuar për 9.93 sekonda, ndërsa ai i Konate, pas 10.24 sekondash lojë. Kështu me këtë realizim, mbrojtësi i Shqipërisë është futur në historinë e futbollit zviceran. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top