You are here
Home > Bundesliga > Shtutgarti ka dhurata për Krishtlindje, shqiptari 17-vjeçar nuk e lë vetëm me debutimin në Bundesligë

Shtutgarti ka dhurata për Krishtlindje, shqiptari 17-vjeçar nuk e lë vetëm me debutimin në Bundesligë

Në Gjermani ka shumë lojtarë me origjinë shqiptare, ndonëse janë ose jo pjesë e Kombëtares kuqezi. Fundjavën që kaloi, arriti të debutonte me fanellën e Shtutgardit mesfushori me origjinë shqiptare, Leon Dajaku.

Ai është vetëm 17 vjeç dhe bëri debutimin e tij të parë në Bundesligën gjermane. Kjo gjë ndodhi për shkak se skuadra e Shtutgardit ka në këtë periudhë të kampionatit shumë mungesa dhe është detyruar që të grumbulloj lojtarë nga të rinjtë e saj. Dajaku ishte një prej këtyre futbollistëve, i cili u aktivizua në sfidën kundër Borusia Mucengladbah në minutën e 75.

Ndonëse ekipi i tij u mposht me rezultatin e thellë 3-0, duket se tashmë tek Shtutgardi është koha për lojtarët e rinjë, të paktën deri në janar. E tillë ka qënë edhe deklarata e trajnerit të tyre, ku pas sfidës u shpreh se askush nuk mund të ankohet për rezultatin, pasi tashmë është mundësia që futbollistët e dalë nga akademia duhet ta shfrytëzojnë.

“Nuk mund të ankohemi tani. Është koha e djemve të rinj. Unë e di se ekipi e ka kuptuar seriozitetin e situatës që po kalojmë. Nëse mund ta përballojmë këtë moment pozitivisht, atëherë do ia dalim. Janë nëntë pikë të rëndësishme deri në fund të dhjetorit dhe deri atëherë do të shikojmë vlerën e të rinjve. Deri në Krishtlindje, do të jemi me ta”, përfundoi trajneri i Shtutgardit, Weinzierl.

Leon Dajaku është pjesë e ekipeve zinxhirë të Shtutgardit dhe gjithashtu 17 vjeçari është pjesë e Kombëtares së Gjermanisë. Me këta të fundit ai ka luajtur plot 14 sfida dhe ka mundur të shënojë 3 gola. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top