You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shtëpia e re e kuqezinjve drejt përfundimit, por rrezikohet emri “Arena Kombëtare”

Shtëpia e re e kuqezinjve drejt përfundimit, por rrezikohet emri “Arena Kombëtare”

Shtëpia e re e Kombëtares është drejt hapave të fundit, ndërsa pritet që Shqipëria të luajë ndeshjen e parë në muajin shtator në kryeqytet. E teksa gjithçka duket se po përfundon në aspektin e punimeve, ajo që do të ndryshojë duket të jetë emri i “Arenës Kombëtare”.

Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë njoftimin ku kërkon sponsor për stadiumin kombëtar, ndërsa brenda propozimit përfshihet edhe blerja e të drejtave të emrit. Mbeten të shihen zhvillimet e reja në këtë drejtim, megjithëse me rëndësi themelore është që tifozët dhe Kombëtarja të bashkohen në kryeqytetin e Shqipërisë për takimin ndaj Islandës.

Njoftimi i FSHF-së

Federata Shqiptare Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. E drejta për të qënë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe perfitime të tjera.

Çdo kompani e interesuar duhet të permbush kriteret bazë që janë:

Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit

Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar

Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit.

Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi  deri më datën 15 Gusht 2019.

Shfaqja e interesit do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij.

Procedurat e mëtejshme të zgjedhjes së kompanisë do ju njoftohen vetëm kompanive që do të shprehin interes, në një moment të dytë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top