Shqiptaret ne Maqedoni: Fiton Renova, barazon Shkendija, mundet Shkupi

Shkëndija e Tetovës ngeci sot në transfertën me Bregalnicën, edhe pse e gjetën avantazhin shumë shpejt, pasi Todorovski shënoi që në minutën e 7-të.

Kuqezinjtë nuk arrijnë të shënojnë dot golin e sigurisë, dhe në minutën e 77-të pësojnë golin që do t’u hiqte atyre mundësinë për të marrë tre pikët.

Kryelartë sot ka dalë Renova, e cila ka mundur në shtëpi Pelisterin me rezultatin e pastër 2-0. Velinovksi dhe Selmanin me golat e tyre i kanë dhënë tre pikët të vlefshme skuadrës së tyre.

Ndryshe nga dy ekipet e tjera, Shkupi është mundur nga Pobeda me rezultatin 2-1. Ka qenë Bajrami që me një autogol i ka dhuruar avantazhin vendasve që dyfishojnë rezultatin që në pjesën e parë. Në fund të ndeshjes Bajrami shënon edhe në portën e kundërshtarit, një gol i cili vlen vetëm për statistika.

Paj javës së pestë, Rebova renditet e katërta me 8 pikë, Shkëndija e gjashtë me 7 pikë, por ka edhe një ndjeshje më pak me Shkupin që renditet në vendin e 8-të me vetëm dy pikë. /Sportal

LIGA E PARË MAQEDONASE – Java 5

Renova – Pelister 2 – 0
Shënues: Gafuri 59’, Selmani 66’

Bregalnica – Shkëndija 1 – 1
Shënues: Velinovski 77’ / Todorovski 7’

Pobeda – Shkupi 2 – 1
Shënues: Bajrami 23’ (aut.), Cvetanoski 37’/ Bajrami

About the author