You are here
Home > Kombëtarja U-21 > VIDEO/ Shqipëria e pafuqishme, thyhet keq me lum talentësh

VIDEO/ Shqipëria e pafuqishme, thyhet keq me lum talentësh

 

Capture

 

 

 

Boshnjakët shënuan nga një gol për secilën pjesë, me Dujakoviç që në minutën e 11-të, dhe më pas Kuzmanoviç, gjashtë minuta nga fundi i kohës së rregullt. Ekipi i Alban Bushit bëri shumë pak, vetëm me një shtyllë të Hebajt në pjesën e parë.

Shpresat do të luajnë gjithashtu edhe dy takime të tjera miqësore, në datë 5 dhe 8 qershor, në Elbasan, ndaj të njëjtit kundërshtar, Bjellorusisë.

kombetarja u21

 

 

Shqipëri U21 – Bosnje U21 0-2

GOL: Dujakoviç 11′, Kuzmanoviç 84′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Shqipëri U21 – Bosnje U21 0-2

90′ 5 minuta shtesë.

84’ Sthuret mbrojtja e Shqipërisë, Kuzmanoviç realizon golin e dytë.

82’ Provon Ndreu nga hyrja e zonës, pasi ndalon topi, godet, por topi shkon jashtë.

46’ Rashiti në fushën e lojës, mbetet në dhomat e zhveshjeve Ethemi. Gjithashtu, del edhe Kolaj, futet Spahiu.

46’ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Shqipëri U21 – Bosnje U21 0-1

29’ Selmani ndal sërish Daniloviç, me një ndërhyrje fantastike.

20’ I pafat Rubin Hebaj, shkodrani merr një harkim të bukur, godet me kokë, por shtylla e ndal nga shënimi i golit.

12’ Përsëri Dujakoviç shfaqet rrezikshëm, në hyrje të zonës godet, por Selmani me këmbë shpëton golin e dytë.

11’ Rrëmbejnë topin boshnjakët, dhe me një dalje të shpejtë në krahun e djathtë, Dujakoviç zhbllokon shifrat, pas një pasimi të saktë, dhe vetëm me Selmanin, nuk gabon.

5’ Ceka godet nga një goditje e dënimit shumë larg portës, portieri boshnjak largon me vështirësi në goditje këndi.

1′ Nis takimi në Elbasan.

 

FORMACIONET

Shqipëria U21: Selmani, Mala, Ceka, Cake, Sahiti, Bare, Hebaj, Selahi, Ethemi, Kolaj, Shaba. Trajner: Alban Bushi.

Bosnje Hercegovina U21: Miminoviç, Daniloviç, Mihojeviç, Sabanoviç, Kadusiç, Mulahusejnov, Dujakoviç, Kuzmanoviç, Cavar, Peco, Osmankoviç. Trajner: Vinko Marinoviç.

Gjyqtar: Enea Jorgji

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top