Shqipëria U19, kualifikohet në gjysmë-finalet e “Lazio Cup”

Kombëtarja e Shqipërisë U19 ka fituar ndeshjen cerekfinale për turneun “Lazio Cup” ditën e sotme ndaj ekipit slloven, Koper me rezultatin 2-1. Ndeshja u luajt në orën 15:00, golat për Shqipërinë u shënuan nga Patrik Pasha në min e 25 të pjesës së parë dhe Ines Isufi në minutën e 7 të pjesës së dyte, më pas ka shënuar një gol ekipi slloven ku edhe ngushtoi rezultatin.

 Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani e kanë dominuar këtë ndeshje cerekfinale duke bërë paraqitjen më të mirë në këtë turne, kujtojme qe kjo është fitorja e dytë radhazi, pasi fituam të enjten ndaj Fiorentines 1-0. Ditën e shtunë, 27 maj do të luajmë ndeshjen gjysëmfinale ndaj ekipit të Sampdorias, kjo sfidë do të luhet në orën 11:00.

About the author